Udhëtarët e linjës Beograd–Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë.
Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e së martës.
Ai ka publikuar pamjet që thotë se i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.
Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.
Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.
“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga udhëtarët që gjendej brenda autobusit, derisa policët nuk reagojnë.
Ndër të tjera, Fevziu përmes Instastoryt i lut lexuesit që nëse kanë pamje të ngjarjeve sikur kjo që t’ia dërgojnë atij personalisht.



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar