Gjinekologu Afrim Veliu dyshohet se u godit me një mjet metalik derisa po futej në veturë mbrëmë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.
“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, tha Borovci.
Ai shtoi se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, gjinekologu Veliu tha se është mirë dhe se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.
“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, tha Veliu.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite