Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, në kuadër të nismës humanitare të organizatës “Make-A-Wish Foundation”, e cila mbështet fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në realizimin e dëshirave të tyre.
Takimi, që u zhvillua në një atmosferë tejet emocionale, u karakterizua me përkushtim dhe vlerësim të thellë nga ana e presidentit amerikan, i cili u ndal veçanërisht te djali i madh i familjes, që është në karrige me rrota. Trump e cilësoi atë si një burim frymëzimi për të gjithë.
Në një moment të ndjerë gjatë vizitës, presidenti i dhuroi djalit një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim i këtij takimi të veçantë.
“Mos e humb këtë, shok”, tha Trump me buzëqeshje, ndërsa djali e pranoi dhuratën me emocione të mëdha.
Në hyrje të takimit, nëna e familjes prezantoi edhe vajzën e saj të vogël, Ellën, e cila përqafoi vëllain dhe shprehu dashurinë për të, duke thënë: “Po, e dua shumë. Ai është më i miri”.
Video:



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite