Trump thotë se ‘nuk ka kthim prapa’ për Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se pati një telefonatë “shumë të mirë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me Grenlandën.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se kishte rënë dakord për një takim të palëve të ndryshme në Davos në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), ndërsa nuk specifikoi se cilat ishin palët, raporton Reuters.

“Siç ua shpreha të gjithëve, shumë qartë, Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore”, tha Trump në një postim në Truth Social të martën.

“Nuk mund të ketë kthim prapa – Për këtë, të gjithë janë dakord!”.

Trump u kishte thënë më parë gazetarëve se SHBA-të do të flisnin për blerjen e Grenlandës në WEF sepse Danimarka nuk mund ta mbronte territorin.

Të tjera

Lajme

Vushtrri: Dy persona dhunojnë një femër

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri,

Ekskluzive Lajme

Si u kapën 1 milion euro në kufi?

Rreth një milion euro të padeklaruara