Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nëse Hamas vazhdon që të shkelë marrëveshjen e arritur atëherë fundi i tij do të jetë i ‘’shpejtë, i furishëm dhe i brutal’’.
Ai ka thënë se shumë shtete aleate të SHBA’ve edhe në Lindjen e Mesme, kanë deklaruar se janë të gatshëm të hyjnë në Gaza nëse Hamas vazhdon ‘’të sillet keq’’.
Postimi:
Shumë nga aleatët tanë të mëdhenj tani në Lindjen e Mesme dhe në zonat përreth saj, më kanë informuar qartë, fuqishëm dhe me entuziazëm të madh se, me kërkesën time, do të mirëprisnin mundësinë për të hyrë në GAZË me forca të shumta për të “vënë në vijë Hamasin”, nëse Hamasi vazhdon të sillet keq dhe të shkelë marrëveshjen me ne. Dashuria dhe përkushtimi për Lindjen e Mesme nuk është parë kështu prej një mijë vitesh! Është një gjë e mrekullueshme për t’u parë!
U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit: “Ende jo!” Ende ka shpresë që Hamasi do të veprojë drejt. Nëse jo, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë, i furishëm dhe i brutal! Dua të falënderoj të gjitha ato vende që më telefonuan për të ofruar ndihmë. Gjithashtu, dua të falënderoj vendin e madh dhe të fuqishëm të Indonezisë, dhe udhëheqësin e saj të mrekullueshëm, për gjithë ndihmën që kanë treguar dhe dhënë ndaj Lindjes së Mesme dhe ndaj SHBA-së. Për të gjithë: Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën