Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump ka arritur në Palm Beach në afërsi të shtëpisë së tij i shoqëruar nga bashkëshortja Melania.
Me kapelën e kuqe, ish-presidenti ka hedhur votën e tij, dhe më pas u ndalë për të biseduar me mediat.
“Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi”, ka deklaruar, raporton BBC.
Ai theksoi se është kthyer në Florida “shumë vonë mbrëmë” pas “katër mitingjeve të pabesueshme”.
“Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë”, ka shtuar ish-presidenti.
I pyetur nga një gazetar se si do t’u afrohet votuesve që janë kundër tij, Trump tha se “duan të sjellin të gjithë brenda” dhe “do të jenë shumë përfshirës”.
“Kemi një vend të madh, por kemi një vend që është në telashe. Është në telashe të mëdha në shumë mënyra dhe ne duhet ta rregullojmë atë”, thotë ai.



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një