Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medieve (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ((IPI), i kanë bërë thirrje qeverisë që të lëshojë buxhetin e RTK-së dhe të mbrojë lirinë e medias në Kosovë.
“I nderuar Kryeministër në detyrë z. Albin Kurti, ne, organizatat nënshkruese, po ju shkruajmë për t’ju bërë thirrje që menjëherë të merrni vendimin dhe veprimet e nevojshme për të transferuar buxhetin e kërkuar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në mënyrë që punonjësit të mund të marrin pagat e tyre. Sot, punonjësit e RTK-së protestuan për herë të dytë radhazi për shkak të vonesave në pagesën e pagave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ta. Aktualisht, RTK nuk ka bord funksional, mandati i drejtorit ka skaduar dhe situata është bërë kritike”, thuhet në letrën e tri organizatave.
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medieve (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ((IPI), i ka bërë thirrje të veprohet pa vonesë për të siguruar që punonjësit të marrin pagat e tyre, që është e drejtë e tyre themelore.
“Një vendim i tillë do të tregonte gjithashtu përkushtimin e qeverisë për të adresuar shqetësimet e theksuara në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin, i cili vuri në dukje mungesën e përparimit në fushën e lirisë së medias dhe përmendi posaçërisht çështjen e buxhetit të transmetuesit publik”, thuhet në letrën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medieve (ECPMF), Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së