Sot me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH.
Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje në Facebook.
Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet, raporton KosovaPress./



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin