Tre të akuzuarit për rastin Banjska sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit u sollën në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve sot do të vazhdojë procesi gjyqësor.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”./EO/

Të tjera

Lajme

SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë

Lajme

Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi

Ekskluzive Lajme

Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka