Policia e Kosovës, ka konfirmuar se sot në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete , shkruan Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
I njëjti ka bërë të ditur edhe se viktima është mashkull, 47 vjeçar.
‘‘Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor’’, ka deklaruar ai.
Tutje, Borovci ka shtuar edhe se, policia ka nisur hetimet mbi vdekjen e policit, edhe pse ‘‘mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje’’.
‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, ka thënë ai.
Po ashtu, nga zëdhënësi është deklaruar se Policia e Kosovës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës.
‘‘Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë’’, ka thënë ai.



Të tjera
Aktuale
‘Kampioni’ Fetah – këta janë ‘Paçarizët’ e ndaluar nga drejtësia për manipulim me vota
Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka
Aktuale
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tradhtuar Liridonën me gruan e të afërmit
Avokati i familjes së Liridona Ademaj,
Aktuale
Llogaritja e votave pas rinumërimit, dy kandidatët e LDK-së në prag për të hyrë në Kuvend ndërrojnë vendet
Në faqen e KQZ-së tek rezultatet