Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për ngjarjen tragjike në Majac të Podujevës, ku humbën jetën tre persona.
Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, rasti dyshohet të ketë nisur nga një mosmarrëveshje mes të dyshuarës Ardita Gashi dhe 45-vjeçarit Ilaz Brahimi, e cila më pas eskaloi në përdorim të armës së zjarrit.
Si pasojë, Brahimi dhe një 73-vjeçare humbën jetën, ndërsa e dyshuara vdiq më vonë nga plagët e vetëshkaktuara.
“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, situata ka eskaluar dhe më pas është përdor një armë zjarri, ku ka shtënë në drejtim të dy personave dhe për fat të keq për shkak të plagëve të marra, kanë ndërruar jetë dhe po ashtu e dyshuara kryesore e këtij akti ka ndërruar jetë”, tha Shala.
Prokuroria bëri të ditur se hetimet janë ende në fazë preliminare dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj tragjedie.



Të tjera
Aktuale
Pesë të vrarë për një javë në Kosovë, përfshirë autoren e një krimi të rëndë në Podujevë
Pesë persona të vrarë është bilanci
Showbiz
Selin përmallohet për Gimbon, bën deklaratën e papritur
Pasi Gimbo u eliminua nga “BBVA”,
Aktuale
“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës
Që nga ngjarja tragjike me tri