Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj, e që i njëjti kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërkaq sot ishte raportuar si i zhdukur.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se dyshohet që 17-vjeçari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga.
“Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare të qytetarëve, personi nuk shfaqte shenja jete”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet fillestare. Nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri V.N. (i lindur më 15.08.2008), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot është raportuar si i zhdukur”.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik”, thuhet tutje në konfirmim.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet