Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit.
Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.
Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.
Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.
Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura