Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin turistik të Budvës, ku në plazhin e vendbanimit Krimovica ndodhi një shpërthim i fuqishëm i një boce për zhytje. Si pasojë, një fëmijë – shtetas i huaj – ka mbetur pa një dorë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Autoritetet malazeze kanë arrestuar shtetasin serb nga Beogradi, M. B. (45 vjeç), i cili dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “kryerje të veprimtarisë së paligjshme”. Sipas policisë, ai ka përdorur pajisje zhytjeje pa licencë dhe jashtë çdo protokolli sigurie.
Sipas informacioneve zyrtare, eksplozioni ndodhi pranë vijës bregdetare, kur një bombol oksigjeni për zhytje shpërtheu. Fragmentet e bombolës goditën fëmijën në dorë, duke shkaktuar amputim të menjëhershëm. Ai u transportua me urgjencë në spital për trajtim të specializuar.
Dy persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes pësuan lëndime më të lehta dhe kërkuan ndihmë mjekësore.



Të tjera
Lajme
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli
Dogana e Kosovës ka bërë të
Lajme
5-vjeçari nga Lipjani ndodhet në trajtim intensiv, mori plagë të rënda nga keqtrajtimi i prindërve
Dy prindërit nga Lipjani janë arrestuar,
Aktuale
Fillon zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejtje në veri
Në Kosovë, ka nisur zbatimi strikt