Topi te presidentja: VV-ja pritet ta çojë emrin e Kurtit si mandatar te Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje së shpejti pritet ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Aty pritet që edhe zyrtarisht të votohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ta dërguar për mandatar te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kështu ka deklaruar ditën e djeshme nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4 -5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Nënkryetarët e Kuvendit nuk ishin të pranishëm ta ushtrojnë detyrën e tyre. Nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të qeverisë”, tha fillimisht ajo.

Haxhiu bëri të ditur se këtë mbledhje do ta mbajnë pa vonesa, pasi do të tentojnë formimin e qeverisë.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar. Ne kemi thënë në seancën e fundit që ne do t’i shikojmë mundësitë që ta bëjmë këtë, na duhet mbledhje të Këshillit të përgjithshëm që e votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani. E mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajmë shpejt, për shkak të rrethanave”, tha Haxhiu.

E këtu topin në dorë e ka presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit në takim dje me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, theksoi se zyra e saj ligjore po e analizon procesin e ‘konstituimit të Kuvendit’. Pra, nuk e quajti Kuvend të pakonsittuuar, por la të kuptohet se legjislativi është konstituuar.

“Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Kuvendit, z. Dimal Basha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha. Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhej në reagim.

Në momentin që presidentja e mandaton Albin Kurtin për ta krijuar qeverinë, ai ka dy javë për të siguruar votat.

Nëse jo, atëherë mandatari mund t’i kalojë të dytit, si rezultat zgjedhjet e reja janë opsion.

Por, kjo mund të përcaktohet pas një aktgjykimi tjetër të Gjykatës Kushtetuese.

Të tjera

Aktuale

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra

Aktuale

Kurti: Kosova është partnere e NATO-s

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në