Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.
Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në.
Pas tij renditet i riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, kompleton treshen e parë.
Në pesëshen e parë hyjnë edhe Pedri dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë listës yjet e tjerë të PSG-së, Vitinha dhe Nuno Mendes.
Dembele ka qenë vendimtar në suksesin e PSG-së sezonin 2024/25, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë evropiane, me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite