Grupi i njohur i tifozëve shqiptarë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ (TKZ), ka dalë me një reagim të fortë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke kritikuar publikisht vendimet e saj të fundit dhe duke bërë thirrje për bojkot të ndeshjes kundër Letonisë, e cila do të zhvillohet në muajin shtator në stadiumin “Air Albania”.
Sipas tyre, përjashtimi i tifozëve nga aktivitetet e Kombëtares dhe organizimi i Kampionatit Evropian U21 së bashku me Serbinë janë veprime të papranueshme që nuk mund të kalojnë pa reagim.
Ajo që i ka zhgënjyer më shumë, sipas deklaratës së tyre, është heshtja e lojtarëve të Kombëtares, të cilët, sipas tyre, po qëndrojnë të mbyllur përballë një padrejtësie të qartë.
Në reagimin e tyre zyrtar thuhet:
“Edhe më shqetësuese është heshtja e turpshme e lojtarëve të Kombëtares. Nuk presim të na duartrokasin. Por të paktën të mos harrojnë kush i ka ndjekur në çdo cep të Europës. Kush i ka ngritur kur janë rrëzuar. Kush ka derdhur zë dhe pasion për ta, pa pagesë, pa sponsorë, pa interesa. Sot, kur padrejtësia është e hapur, ata zgjedhin të heshtin dhe t’i shërbejnë qorrazi një federate që përjashton popullin nga Kombëtarja e vet…”
Reagimi i plotë:



Të tjera
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit