Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 16.12.2025, rreth orës 12:00, ndërsa rasti është raportuar në polici në rretj 12:30, thonë burimet nga Prokuroria.
Sipas të dhënave që disponon Sinjali, bëhet fjalë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se viktima, A. G, është plagosur në këmbën, në afërsi të xhamisë së fshatit Nashec. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas kontaktimit me dëshmitarë është konfirmuar se i lënduari ka pranuar fillimisht ndihmën e parë nga emergjenca, e më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Sipas informatave, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Si i dyshuar për këtë rast është arrestuar A. K, banor i fshatit Nashec. Policia, gjatë ndërhyrjes ka konfiskuar edhe armën e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale, bashkë me karikatorin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe njësitë e hetimeve rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti po trajtohet si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, thonë burimet.



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë