Gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h).
Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.
Përgjatë ditës së shtunë kalojnë më shumë vransira me mundësi për riga lokale shiu me gjasë përreth zonave malore. Të dielen do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 26C, ndërsa minimalet mëngjesin e së dielës deri në 10C. Në fundjavë frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Në fillim të javës vijuese parashihet mot stabil, kryesisht me diell, me temperatura në rritje deri në 30C ditën e martë, njofton Mendimj për Motin.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin