Pas paraqitjes së temperaturave të larta në vend, Inspektorati Qendror i Punës është duke kryer inspektime të rregullta dhe të intensifikuara në të gjitha institucionet publike dhe private.
“Qëllimi i këtyre inspektimeve është të sigurohet që punëdhënësit të respektojnë masat mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme, me synim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, sidomos atyre që punojnë në kushte të vështira dhe në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kur nuk ka respektim të masave do të ketë veprime ndëshkuese.
“Nëse gjatë inspektimeve konstatohet se nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme mbrojtëse, Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke ndërmarrë masat ligjore të parapara ndaj subjekteve përkatëse”, vazhdon njoftimi.
Ministria e Shëndetësisë sot ka rekomanduar institucionet publike dhe private t’i zbatojnë masat mbrojtëse për punëtorët pas rritjes së temperaturave. Rekomandimi vlen nga 11 deri më 15 gusht.
Sipas vendimit të MSH-së kërkohet që të shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Kurse kërkohet që gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00, nëse nuk është e mundur që ato të punojnë nga shtëpia, të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo pasdite dhe nëse s’ka ajrosje të mjaftueshme dhe pika freskimi në vendet e punës.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës