Tarifat e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump mbi importet nga dhjetëra vende, që variojnë nga 10 deri në 50 përqind, hynë në fuqi sot.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) filloi mbledhjen e tarifave më të larta në orën 12:01 të pasdites sipas kohës lindore, pas javësh pasigurie rreth përqindjes përfundimtare të masave të Trump dhe përshpejtimit të negociatave me vendet anembanë botës që donin t’i ulnin ato.
Produktet e ngarkuara në anijet amerikane dhe ato në tranzit para mesnatës mund të vazhdojnë të hyjnë në SHBA pa masa të reja deri më 5 tetor.
Importet nga shumë vende më parë i nënshtroheshin një norme bazë prej 10 përqind, pasi Trump pezulloi tarifat më të larta të njoftuara në fillim të prillit.
Kjo përfshin 50 për qind importe nga Brazili, 39 për qind nga Zvicra, 35 për qind nga Kanadaja dhe 25 për qind nga India. Të mërkurën, ai njoftoi një tarifë shtesë prej 25 për qind mbi importet e energjisë ruse nga India, e cila do të hyjë në fuqi brenda 20 ditësh.
Përpara miratimit, Trump foli për “miliarda dollarë” që do të rrjedhin në SHBA, shumica e të cilëve nga vendet që ai pretendon se i kanë shfrytëzuar SHBA-të.
Tetë partnerë të mëdhenj tregtarë, që përbëjnë 40 përqind të tregtisë së SHBA-së, kanë arritur marrëveshje kornizë me Uashingtonin, përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ata kanë siguruar një normë bazë prej 15 përqind. Mbretëria e Bashkuar është pajtuar për 10 përqind, dhe Vietnami, Indonezia dhe Filipinet për një normë midis 19 dhe 20 përqind./



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës