Ish- ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka deklaruar se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti është mbështetësi kryesor i VLEN-it.
Taravari, mes tjerash tha se ky i fundit u bë shkaktar që ai të ishte pjesë e kësaj organizate politike.
“E them eksluzivisht sonte se sponzori kryesor i VLEN-it, flas përsonalisht për mua ka qenë z.Albin Kurti. Të mos ishte Albin Kurti unë kurrë nuk i isha bashkangjit VLEN-it. Jam lidh pas fjalës së Kurtit“, tha ai.
Ndryshe, Arben Taravari më 15 qershor dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, duke konfirmuar edhe largimin nga koalicioni me VLEN-in. /Kanal10



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot