Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numëruar një sërë problemesh që, sipas tij, po rëndojnë mbi qytetarët, ndërkohë që vendi është me një “qeveri në detyrë”.
Ai thekson se viti i ri shkollor nis nesër, por ende nuk dihet se ku janë mjetet për librat, nëse janë përgatitur shkollat për nxënësit dhe nëse prindërit do të detyrohen sërish të shkojnë me borxhe në librari.
“Energjia elektrike mbetet një barrë e rëndë, e sektori privat mezi mbijeton nga çmimet e larta dhe dimri është në prag. Pyetje që do të duhej të ngritet është: A do të shtrenjtohet rryma sërish? A do të ketë subvencione? Askush nuk jep përgjigje, asnjë plan nuk shihet”, thotë ai.
Tahiri shton se “çmimet e ushqimeve, qiraja dhe transporti rriten çdo muaj, ndërsa pagat nuk lëvizin. Vetëm justifikime, ndërkohë që ende harxhohen muaj të tërë me Gjykatën Kushtetuese dhe sipas gjitha gjasave do të shkojë edhe 2025 nëpër gjykata”.
Në fushën e shëndetësisë, sipas tij, mungojnë barnat dhe personeli, reforma e shumëpremtuar ka mbetur vetëm në letër, dhe gjithçka po zëvendësohet me improvizime. “Sigurimi shëndetësor kërkah!”
Ai kritikon edhe RTK-në, që sipas tij, në vend se të jetë një televizion publik, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vegël partiake, duke kontribuar në degradimin institucional dhe shtetëror.
“E për ma zi, Kuvendi është kthyer në arenë inatesh dhe lojërash politike, jo të vendimeve për qytetarët. Kryeministrit nuk i bëhet vonë, kështu i konvenon”, përfundon ai.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku thumbon Kurtin: Çdo qytetar i Kosovës, po të kishte 48 deputetë, do ta siguronte shumicën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Aktuale
Debati i ashpër Syla-Buzhala për opozitën: Pe shani LDK’në e PDK’në, Fatmirin kurrë
Sonte në Pressing diskutohet për përpjekjet
Aktuale
A krijohet qeveria sipas Buzhalës?
Analisti Berat Buzhala vlerëson se opozita