Disa fjalë të mira për Hyre Tejecin – Zëri i fjalës së lirë dhe angazhimit qytetar 

Nga XHAVIT ÇITAKU  Në një kohë kur politika kosovare ka nevojë për më shumë integritet, dije dhe ndjeshmëri ndaj  qytetarit, kandidatura e Hyre Tejecit për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga  Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqet një alternativë serioze dhe me vlera të  qëndrueshme demokratike. E njohur për publikun si gazetare, publiciste dhe krijuese e angazhuar, Hyre Tejeci ka ndërtuar  për vite me radhë një profil të respektuar në hapësirën publike, duke e përdorur fjalën si mjet  për të informuar, për të ngritur vetëdije dhe për të mbrojtur interesin qytetar. Përmes  shkrimeve të saj, ajo ka trajtuar tema thelbësore që lidhen me demokracinë, kulturën, barazinë  shoqërore, rolin e gruas, mërgatën shqiptare dhe përgjegjësinë institucionale.  Kalimi i saj nga angazhimi publik në garën politike nuk është rastësor, por një hap i  natyrshëm i një zëri që ka kërkuar vazhdimisht llogaridhënie, transparencë dhe shtet ndërtim  mbi vlera. Kandidimi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës përkon me bindjen e saj  për politikë të matur, euroatlantike dhe të orientuar drejt interesit afatgjatë të vendit.  Hyre Tejeci përfaqëson një brez që beson se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë hapësirë e