Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar kuvendi, asnjë nga bashkëpartiakët e tij të paktën publikisht nuk ja ka uruar këtë pozitë. E kjo i ka rënë në sy gazetarit Valon Syla i cili nuk ka hezituar aspak për të ja uruar Bashës fitoren, ku tha se ai tashmë e sheh realitetin politik “në lëkurën e tij”
Syla tha se zgjedhja e Bashës e lë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përballë ndërkombëtarëve për të treguar nëse e kanë me të vërtetë seriozisht krijimin e një qeverie të re, ndërsa theksoi se ky votim do të tregojë se “kush është bllokuesi, e kush i përngjan çifteve të Dodikëve dhe njerëzve që nuk janë partnerë të rajonit”.
“Unë po ta uroj, sepse deri tash nuk i pashë ata të Vetëvendosjes se ta uruan. Besoj se Dimali, më së miri e sheh realitetin tash e tutje në lëkurë të vetën. Urime Dimal, a po sheh se Kosova është e lirë?”
“Pra ta këqyrim a e kanë përnime. Që e kanë përnime Kurti dhe 5 vendet e Kuintit, qeveria bëhet. Jo, jo, zgjedhjet kanë me qenë më të shpejta se Qeveria 3 Kurti. Por, tu u tut të tjerët e lanë Kurtin me mbajt sistemin peng gati 7 muaj, ka shkruar Syla.
Në seancën e së martës, Dimal Basha me 73 vota për u zgjodh Kryetar i Kuvendit.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet