Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.
Ai ka kërkuar hetim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe bashkëpunim të plotë nga Policia e Kosovës.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”, ka shkruar Sveçla.
“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, tha tutje ai.
Ministri në detyrë gjithashtu u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit, duke theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës duhet të ruhet përmes transparencës, drejtësisë dhe përgjegjësisë në çdo rast.



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar