Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaron se “në vazhdën e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjeve ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit, xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës”.
Sveçla pohon se “është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”.
“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme”, deklaron ai.
Ministri në detyrë shprehet se “është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”.
Postimi i tij i plotë:
Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial, kësaj radhe në zonën -0- të kufirit mes nesh, e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it.
Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit.
Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë.
Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,