Komisioni Disiplinor në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës ka vendosur pezullim të përkohshëm për Shemsi Elezin, i cili është në pozitën e Inspektorit hetues së konkurrencës, në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Deparamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.
Në vendimin që ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se pezullimi do të jetë me kohëzgjatje prej 30 ditëve, duke filluar që nga nesër e deri më 06.11.2025, si dhe ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesa.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se më 25 shtator 2025 dhe 6 tetor 2025, Komisioni ka pranuar gjithsej pesë kërkesa nga drejtues të AKRK-së, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj Shemsi Elezit, për shkak të shkeljeve të rënda të etikës profesionale, dëmtimit të reputacionit të institucionit, mospërmbushjes së detyrave të punës, neglizhencës në përmbushjen e tyre dhe mosrespektimit të afateve të raportimit.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka