Gjykata Supreme e ka rrëzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votimin jashtë përfaqësive diplomatike, duke vërtetuar kështu vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim, Supremja ka thënë se nga shqyrtimi i shkresave, ka ardhur në përfundim se ankesa e VV’së është e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i ligjshëm.
“Gjykata Supreme mbështet vlerësimin e PZAP-së, se lejimi i qendrave të votimit vetëm brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike është paraparë si masë mbrojtëse për të siguruar integritetin e votës dhe kjo nuk mund të parashihet si pengesë në ushtrimin efektiv të te drejtave të votimit të shtetasve të Republikës së Kosovës që banojnë jashtë territorit të Kosovës. Paneli, me të drejtë, vlerëson se “Republika e Kosovës iu ka garantuar të drejtën e votës edhe shtetasve që jetojnë jashtë vendit, mirëpo e njëjta gjithashtu ka përcaktuar edhe kushte ligjore për ushtrimin e të drejtës në fjalë”, theksohet në njoftim.
Propozimi për votim edhe jashtë përfaqësive diplomatike, ambasada dhe konsullata, kishte ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. KQZ kishte vendosur që mund të votohet edhe në qendra alternative.
LDK ishte ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP kishte vendosur në favor të LDK’së dhe e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.



Të tjera
Aktuale
Shpërthen Fetah Rudi: Dega e LDK-së në Malishevë më bojkotoi, falënderon kryetarin Abdixhiku
Kandidati per deputet nga LDK
Aktuale
Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë
Lajme Opinione
Shpërthen kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht
Kryetari i Komunës së Dragashit,