Sulmohet me molotov shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, brenda saj shihet një person

Protestuesit e opozitës në marshimin e tyre janë ndalur te shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Aty situata u tensionua, pasi protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të banesës, e cila u përfshi nga flakët, raporton gazeta Panorama.

Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës.

Momentalisht nuk dihet gjendja shëndetësore e personi që shihet në foto.

Ndërkohë në momentin kur u hodh molotovi, policia nuk ishte e pranishme, ndërsa pak momente më vonë erdhi një autobot që hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit.

Të tjera