Ish-kryetari i ‘Listës serbe’, tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të ‘Civilna Zastita-s’, bëjnë të ditur burime të sigurta të KP nga veriu.
“Njëri prej këtyre sulmuesve është Goran Vuceniq, vëllau i Vlladan Vuceniq, të cilët njihen si pjesëtarë të Civilna Zastita-s, ndërsa ky i fundit akuzohet edhe për pjesëmarrje në grupin terrorist të Banjskës”, kanë thënë burimet, duke shtuar se gjithçka ndërlidhet me një mosmarrëveshje rreth parave në mes të Millan Radojçiqit dhe Rakiqit.
Burimet më tej vazhdojnë se Rakiq menjëherë pas incidentit është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani është liruar dhe ndodhet në banesën e tij.
“Rasti nuk është raportuar në polici dhe po tentohet të mbahet në fshehtësi”, kanë thënë këto burime, duke shtuar se pas interesimit të hetuesve nga Policia e Kosovës për rastin, personeli i spitalit është detyruar megjithatë ta protokollojë rastin dhe ai tashmë figuron në librin spitalor.
Media ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje të mbrëmshme, mirëpo ai tha se policia nuk ka informacion për këtë rast.


Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30