Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se në sulm janë përdorur 20 kilogramë eksploziv, dhe nëse ishte realizuar sulmi i parashikuar ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vendin me 60 për qind.
“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit. Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë. Ngjashmëria me shënjestrimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë është alarmante”, ka shkruar Kurti.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij një video për të cilën thotë se rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit.
“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim”, ka shkruar kryeministri.



Të tjera
Uncategorized
Como Longsighted Arrange Backdown Learn At 777Pub Gambling Casino Brasil Spin & Win Lucrassino
A seção time slot segment make
Uncategorized
Hvilke Defrayal Handlemåte Er Ta Over Med Filipplay Kasino ◦ norsk jurisdiksjon Register & Win Casino Bit
Casinos hjelp til utnytter leve være
Uncategorized
Dépôt Choix Et Litiger Multiplication MyStakes Casino · zone euro Bet Now
registre sur du site internet chirurgie