Sulmet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë, udhëheqësit paralajmërojnë hakmarrje të mëtejshme
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka nisur të dielën një raund të ri sulmesh kundër Izraelit, duke lëshuar dhjetëra raketa dhe drone drejt qyteteve si Tel Aviv, Haifa dhe Nazaret.
Sipas mediave shtetërore iraniane, raketat kanë depërtuar sistemin e mbrojtjes izraelite, megjithëse ushtria izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar.
Sulmi erdhi pas një deklarate të liderit suprem iranian, Ayatollah Khamenei, i cili paralajmëroi se Izraeli do të “bëhej i pafuqishëm” përballë hakmarrjes së Iranit.
Në kundërpërgjigje, avionët izraelitë kanë zhvilluar sulme të përqendruara brenda Iranit, duke goditur radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Mediat raportojnë se Izraeli arriti epërsi ajrore mbi një pjesë të madhe të territorit iranian, raporton BBC.
Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi se nga sulmet izraelite janë vrarë të paktën 224 persona dhe janë plagosur 1,277 të tjerë.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka dërguar përforcime ushtarake në bazën RAF Akrotiri në Qipro, përfshirë avionë luftarakë Typhoon dhe njësi mbështetëse.
Ekspertët theksojnë se programi raketor i Iranit mbetet ndër më të fuqishmit në Lindjen e Mesme, me mijëra raketa dhe drone të sofistikuar, si ato të familjes Shahed.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit