Për herë të parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan po ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore, respektikisht mamografia, PAP testi dhe ultrazeri i gjirit.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Doruntina Hasani, tha se këto shërbime janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore.
“Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha ajo.
Hasani njofton se i kanë i kanë funksionalizuar edhe ultrazërin e gjirit në QKMF dhe rentgenin e dhëmbëve në QMF nê lagjen Arbëria.
Rëndësia e kësaj është se këto shërbime sipas drejtoreshës ofrohen pa pagesë dhe se për gjashtë muaj mamografinë e kanë bërë 475 qytetarë.
Ndërsa, për gjysmë viti PAP Testin e kanë bërë 291 qytetarë.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në