Real Madridi ka arritur fitoren e parë në ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për fazën përgatitore.
Në sfidën e zhvilluar në Bank of America Stadium në Charlotte, Los Blancos kanë triumfuar përballë Chelseat me rezultat të ngushtë 2-1.
Të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë dhe pjesa e dytë u luajt më shumë në aspektin defensivë.
Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, ku Brahim Diaz asistoi te Lucas Vasquez i cili gjuajti bukur dhe topi pasi u devijua nga mbrojtësit e Chelseat shkoi në rrjetë për epërsinë e Realit 1-0.
Vetëm tetë minuta më vonë, Brahim Diaz tani doli në skenë ku pasi pranoi një asistim të bukur nga Vini Jr kaloi edhe portierin kundërshtar dhe realizoi për 2-0.
Krejt çfarë bërë futbollistët bardhekaltër ishte goli i shënuar nga Noni Noni Madueke pas asistimit nga Enzo Fernandez.
Për Chelsean kjo ishte humbja e tretë në SHBA, pasi janë mposhtur nga Celtic 1-4 dhe nga Man City 4-2, derisa kanë vetëm një fitore 3-0 ndaj Club America.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë