Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka realizuar të hënën një urdhër kontrolli në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e të dyshuarit, kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie H.K..
Gjatë operacionit policor thuhet se janë sekuesturuar prova materiale (dokumente ) të cilat do të shërbejnë si prova relevante për rastin.
“Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet në njoftim.
Kontrolli sipas Prokurorisë është zhvilluar në në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale në mars të këtij vitit kishte njoftuar H.K. ishte arrestuar.
Sipas komunikatës të dyshuarit iu pat bastisur objekti ku banonte dhe zyra e tij në KRU, ku u patën sekuestruar një laptop, një telefon, 22.205 euro dhe dy kontrata që lidhen me rastin.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet