Saktësisht sot një javë, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për zgjedhje të reja parlamentare, pas dështimit të partive politike për të formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Vendimi për zgjedhje të reja erdhi si pasojë e bllokadës institucionale në Kuvendin e Kosovës, ku për muaj me radhë nuk u arrit konsensus për konstituimin e plotë të legjislaturës së re. Në qendër të kësaj krize politike qëndroi procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i cili u shoqërua me akuza për shkelje kushtetuese dhe interpretime të njëanshme të rregullores dhe Kushtetutës.
Lëvizja Vetëvendosje, si parti e dalë e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, insistoi në mënyrë të vazhdueshme në propozimin e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, pavarësisht mungesës së votave të nevojshme për zgjedhjen e saj. Ky insistim doli të jetë kundër frymës dhe shkronjës së Kushtetutës, duke e mbajtur Kuvendin të bllokuar dhe duke pamundësuar funksionalizimin e institucioneve.
Kritikët theksojnë se Vetëvendosje, në vend se të kërkonte kompromis politik ose të propozonte një emër tjetër konsensual, zgjodhi rrugën e imponimit politik, duke e thelluar krizën dhe duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tyre, kjo qasje përbën precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik dhe respektimin e rendit kushtetues.
Në këtë kontekst, zgjedhjet e reja parlamentare shihen si një përpjekje për të dalë nga ngërçi institucional dhe për t’i dhënë vendit një shumicë më të qartë qeverisëse. Një javë para ditës së votimit, fushata po zhvillohet në një klimë të ngarkuar politike, ku përgjegjësia për dështimin e institucioneve dhe respektimi i Kushtetutës janë kthyer në tema qendrore të debatit publik.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi