Sot Kosova voton për kryetarët e 38 komunave

 

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen sërish kutive të votimit.

Sot, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues, do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale, transmeton Klankosova.tv.

Vendvotimet do të hapen që nga ora 07:00 e mëngjesit, dhe mbyllen pas 12 orësh, në ora 19:00.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5,419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga numri i përgjithshëm, vetëm për zgjedhjet për kryetarë të komunave janë certifikuar 205 kandidatë, prej të cilëve 185 burra dhe 20 gra. Ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale janë certifikuar 5,419 kandidatë, prej të cilëve 3,395 burra dhe 2,024 gra.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Të tjera

Aktuale

Voton Kurti, u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka

Aktuale

Voton Hajrulla Çeku

Kandidati i VV’së për kryetar të