- Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.
- Procesi i votimit zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
- Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00.
Kush është në garë?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi gjithsej 24 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në mesin e tyre janë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Në garë për ulëse në Kuvendin e Kosovës janë 1.146 kandidatë për deputetë, të certifikuar nga KQZ-ja nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse.
Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, ndërsa 61 mandate janë të nevojshme për të siguruar shumicën parlamentare dhe formimin e Qeverisë.
Kush voton dhe ku?
Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë kanë 1.999.024 qytetarë.
Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, në 910 qendra votimi me gjithsej 2.557 vendvotime në të gjithë vendin.
Përveç qendrave të rregullta, në çdo komunë ka edhe një qendër për votim me kusht.
Një ditë më herët, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës votoi edhe diaspora.



Të tjera
Aktuale
Aksident trafiku në Skenderaj, vdes këmbësori 74 vjeçar
Sonte rreth orës 21:10, në rrugën
Lajme
E trishtë: Ky është i riu nga Skenderaj që humbi jetën në vendin e punës në Austri
Sot ka ndërruar jetë aksidentalisht në
Aktuale
E rëndë: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri
Një aksident i rëndë ka ndodhur