Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë njoftuar se sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit të IKShPK-së, vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar.
“Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas”, thuhet në njoftim.
IKShPK ka bërë të ditur se gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtësisht dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.
Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës. Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet që ai mund të shkaktojë.
Punonjësve shëndetësorë u rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.
Po ashtu, gratë shtatzëna këshillohen të vaksinohen për të siguruar mbrojtje të plotë për veten dhe foshnjën.
Ndër profesionet e tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë punonjësit e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët, si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar.



Të tjera
Uncategorized
A do të rritet çmimi i energjisë elektrike?
Rritja e mundshme e çmimit të
Aktuale
AARC mirëpret synimin e ShBA për rifillimin e dialogut strategjik
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka
Aktuale
Vërshimet ndikojnë në arsim: Cilat komuna nisin mësimin dhe cilat jo
Për shkak të kushteve të rënda