Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve veç e veç me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nuk dha ndonjë hollësi për përmbajtjen e këtyre takimeve.
“Sapo pata takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si t’i zbatojmë marrëveshjet, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, tha shkurt Sorensen para gazetarëve.
Takimet e Sorensenit me Osmanin dhe Kurtin erdhën në kohën kur Kosova gjendet në një krizë politike, pasi që nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, vendi nuk ka institucione të reja.
Krahas krizës institucionale në Kosovë edhe protestat në Serbi, siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka