Një skandal i madh ndodhi në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi më 13 nëntor.
Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “RTCG.me”, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues trajner kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.
Trajneri futet në ring dhe shpreh pakënaqësinë duke bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi. Më pas referi në ring Trbonja ndërhyri duke i thënë trajnerit nga Kosova të largohej. Por Trbonja e eskaloi situatën, duke e goditur trajnerin nga Kosova me trofe në fytyrë.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. Dëgjoheshin fyerje edhe nga publiku vazhdimisht.
“Skandal në ngjarjen e kikboksit në Cetinjë, referi godet trajnerin me trofe në fytyrë”, shkruan “RTCG.me”.
Pamjet i gjeni KETU



Të tjera
Bota Lajme
Pse vdekja e Ali Larijani mund të jetë një humbje më e madhe për Iranin sesa ajo e Khameneit
Eliminimi i Ali Larijani nga një
Lajme
Ushtria amerikane godet pozicionet e raketave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
Ushtria amerikane thotë se ka goditur
Aktuale
Ish-deputeti i GUXO: Tre persona nuk e donin rizgjedhjen e Vjosa Osmanit
Ish-deputeti i partisë GUXO, Nasuf Bejta,