Më 28 shtator 2020, Naim Qelaj mori votat e nevojshme nga Kuvendi i Kosovës për të ushtruar detyrën e Avokatit të Popullit për një mandat pesëvjeçar, ashtu siç parashihet me ligj.
Pesë vite më vonë, me përfundimin e mandatit të tij, Kosova përballet me një sfidë institucionale, mungesën e një Kuvendi të konstituuar për të proceduar me zgjedhjen e pasardhësit.
Si pasojë, prej 28 shtatorit 2025, institucioni i Avokatit të Popullit ka mbetur pa drejtues mandat plotë.
Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, procedura për zgjedhjen e kreut të ri duhet të nisë gjashtë muaj përpara skadimit të mandatit aktual. Megjithatë, Kosova as gjashtë muaj më parë nuk kishte një Kuvend funksional.
Gjithsesi, i njëjti ligj, respektivisht neni 14 i tij, parasheh një zgjidhje të përkohshme.
“Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtrojë funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit” – Ligji për Avokatin e Popullit.
Megjithatë, njohësi i çështjeve juridike, Ardian Bajraktari, shprehet se kjo situatë është e brishtë dhe shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh se një numër i konsiderueshëm institucionesh udhëhiqen aktualisht nga ushtrues detyre.
“Besoj që kjo duhet të jetë një sinjal për përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet e tyre elementare. Fillimisht, duhet sa më parë të përmbyllin procesin e konstituimit dhe të fillojnë funksionalizimin e institucioneve të kësaj natyre”, ka deklaruar Bajraktari.
Avokati i Popullit mbetet një ndër institucionet më të rëndësishme të pavarura të shtetit, i cili ka për mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike./RTVDukagjini



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin