Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e saj, Osmani ka theksuar se marrëveshja është arritur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, gjatë një takimi në Riad.
“Siria njeh Kosovën! Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”, ka shkruar Osmani./IndeksOnline/



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton