Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Emigrantëve të Sirisë ka lëshuar deklaratë pas vedimit për njohjen e Kosovës.
Në deklarat thuhet se në Riad u mbajt takimi trepalësh që përfshinte Republikën Arabe të Sirisë, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Republikën e Kosovës, gjatë të cilit u diskutuan mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, përfshirë çështjen e njohjes reciproke dhe hapjen e horizonteve të bashkëpunimit dypalësh.”
“Në këtë kontekst, Republika Arabe e Sirisë shpall njohjen e saj zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u nisur nga besimi në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga kujdesi për forcimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Emigrantëve konfirmoi se ky vendim vjen në kuadër të politikës siriane që synon të zgjerojë urat e bashkëpunimit dhe hapjes me shtetet e ndryshme të botës, në mënyrë që të shërbejë interesat e përbashkëta dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë midis popujve.
Presidentja e Kosoës, Vjosa Osmani njoftoi sot se Siria ka marrë vendim për njohjen e shtetit të Kosovës



Të tjera
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura
Ekskluzive Lajme
1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani
Janë bërë një vit që kur
Aktuale
1 muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Deri me 4 mars Kosova duhet