Sindikata e Punëtorëve e Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), të enjten më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, do të organizojë protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së, për shkak të mungesës së pagave.
Sipas SPERTK, kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.
“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.
SPERTK me këtë rast u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për pagë.
“Ne nënvizojmë se protesta nuk është politike, por një protestë dinjiteti dhe e drejtë ligjore për punën që kryejmë çdo ditë në shërbim të publikut. Nëse gjendja nuk ndryshon pas kësaj proteste, SPERTK do të kërkojë bojkotimin e të gjitha ngjarjeve me peshë publike, si formë presioni për zgjidhjen urgjente të krizës së pagave dhe për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të RTK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
SPERTK u bën thirrje të gjitha mediave në Kosovë që ta mbulojnë dhe ta përcjellin këtë protestë, si akt solidariteti dhe mbështetjeje për punëtorët e transmetuesit publik dhe për të drejtën e tyre për paga të rregullta.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet