Ish-komandanti i Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Milojko Gjorgjeviq, i dyshuar për krime lufte, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai është arrestuar dje, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.
Gjykata pritet që t’ia caktojë masën e sigurisë.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të MUP-it të Serbisë ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.
Gjorgjeviq është arrestuar me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli.
Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.
Prokuroria Speciale ka thënë se ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.
“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të