Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike, ku Shqipëria bën pjesë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Hasani ndër të tjera vlerësoi punën e Shqipërisë për të arritur që 2% të prodhimit të brendshëm bruto ta investojë për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të plotësuar kriterin e NATO-s mbi shpenzimet.
Marrëdhënia euroatlantike është shumë e fortë. Europa e sotme është produkt i kontributit amerikan pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdojë të jetë evident dhe po kaq i fortë, megjithëse ka kërkesa që ne në Europën e vjetër po përpiqemi ti përtypim dhe përshtatemi”.
“Një nga bisedat e rëndësishme në këtë konfigurim është pjesa e kontributit në buxhetin e mbrojtjes në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Administrata e parë Trump i detyroi vendet anëtare të NATO-s që të paktën të plotësonin 2% dhe të vazhdojë ky trend. Unë ndihem mirë kur shoh që ne kemi qenë në gjendje që 2.03% të PPB t’ia dedikojmë mbrojtjes, që të plotësojmë jo vetëm detyrimet në raport me Aleancën por edhe të modernizojmë Forcat e Armatosura”, tha Hasani në A2 CNN.
Riarmatosjen e BE dhe Ballkanit, e në veçanti Shqipërisë që do të rikthejë në punë uzinat e saj të prodhimit të armëve, Hasani e sheh si “çështje progresi, evolucioni, miradministrimi” dhe me vlerë për “pastrimin e atij stoku të vjetër që jo vetëm i ka kaluar të gjitha afatet e përdorimit, por edhe nuk i përshtatet më teknologjisë dhe zhvillimit”.
“Janë procese që kanë qenë gjithmonë. Në NATO para viteve 90 kur ekzistonte akoma Muri i Berlinit dhe Traktati i Varshavës, kriteri i raportit të shpenzimeve të mbrojtjes ka qenë gjithmonë mbi 3 përqind. Nuk kemi një situatë ku të gjithë mendojmë njësoj, kemi një betejë të demokracive dhe demokraturave, ku këndvështrimet janë diametralisht të kundërta”, deklaroi kryediplomati shqiptar.
Të tjera
Opinione
Lirim Mehmetaj: Krimi i trefishtë i Vjosa Osmanit
Para se të ndalem më hollësisht
Aktuale
Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba
Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga sot ka
Lajme
Të enjten, që nga orët e para të ditës, pritet shi dhe rënie e temperaturave
Rrebeshe shiu pritet të përfshinë vendin