Pas më shumë se dy dekadash heshtjeje për tragjedinë që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë, Ramadan Nishori – burri i parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që i është ushtruar nga forcat serbe – ka treguar në emisionin Debat Plus momentin e ndjeshëm kur ia ka rrëfyer këtë përvojë vajzës së tij.
Nishori ka thënë se e kishte ftuar vajzën për kafe dhe ishte përgatitur ta njoftonte për vendimin e Komisionit Qeveritar që e njeh si viktimë të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Edhe pe thirri në telefon një ditë, po i them kah të vish prej fakultetit, nalmi e pimë ka nji kafe edhe bisedojmë diçka… edhe s’mujsha qysh me i thënë me fjalë. E mora vendimin që na e ka njoh statusin Komisioni Qeveritar, edhe po i them që qysh jam. Edhe e mur vajza edhe e lëshoi”, rrëfeu ai.
Por reagimi i vajzës e kishte befasuar.
“Ajo më tha ‘babë, unë për këtë punë e di që 3-4 vjet’. I thashë ‘qysh?’ – më tregoi se i kishte duhur një ekstrakt i lindjes për fakultet, dhe në mesin e dokumenteve që kishte gjetur në një zarf të bardhë, kishte parë edhe dokumentin për statusin tim. ‘E di, por nuk kam dashur të të pyes pa më treguar ti vetë’, më tha ajo”, rrëfen Nishori.
Rrëfimi i tij shënon një hap të rëndësishëm në ndërgjegjësimin shoqëror për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe rëndësinë e mbështetjes për ta, përtej paragjykimeve e heshtjes që i ka shoqëruar për dekada.



Të tjera
Lajme Opinione
Mero Baze: Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari nga Albin Kurti
Albin Kurti po
Showbiz
Santiana fsheh fytyrën, ekspozon trupin ‘bombastik’
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,
Lajme
Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota
Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në