Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë udhëzime të detajuara për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve gjatë Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit, që përfshijnë zgjedhjet për Kryetarët e Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Nëpërmjet një videoje informuese, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se votuesit do të përdorin dy fletëvotime të ndryshme. Fletëvotimi i parë, me kornizë të verdhë, është për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe përmban emrat e kandidatëve, së bashku me subjektet politike që i përfaqësojnë. Votuesit duhet të vendosin një shenjë në katrorin pranë emrit të kandidatit të preferuar për kryetar komune.
Ndërsa fletëvotimi i dytë, me kornizë të kaltër, do të përdoret për zgjedhjet për Kuvendet Komunale, ku votuesit duhet të shënojnë zgjedhjen e tyre për anëtarët e këtyre kuvendeve.
KQZ kërkon nga të gjithë qytetarët të sigurohen që të plotësojnë fletëvotimet në përputhje me këto udhëzime, për të garantuar vlefshmërinë e votave të tyre në këto zgjedhje të rëndësishme.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot